Sport

Testimi i gjyqtarëve për COVID-19 në Kosovë, i pushton mediat në Itali (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 31 May 2020

Gjyqtarët e Superligës së Kosovë i janë nënshtruar testit për koronavirus, shkruan Gazeta Sheshi.

Kanë qenë gjithsej rreth 46 gjyqtarë të cilët janë nënshtruat këtij testi dhe 14 kontroll të ndeshjeve.

Përpos testit për koronavirus, gjyqtarët kanë përfunduar edhe testet e fundit fizike, të cilët bëhen para çdo fillimi të kampionatit.

-Advertisement-

Ndërsa, testimi i gjyqtarëve të Superligës së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” i ka kushtuar vëmendje mediave të huaja.

Ka qenë gazeta italiane “Corrieredellosport” e cila ka raportuar për këtë gjë.

”Testimi i gjyqtarëve dhe stafit mjekësor për koronavirus në Kosovë”, ka shkruar Correredellosport.

Futbolli në Kosovë pritet të fillojë të martën me ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës, Prishtina – Drenica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera