Lajme

Testi i maturës shpërndahet online (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 12 June 2019

Nxënësit e shkollave të mesme sot po i nënshtrohen pjesës së parë të testit të maturës.

Ministria e Arsimit kishte marrë masa për të mos i lejuar këta nxënës të kopijojnë gjatë testit por sic duket inciativa e tyre ka dështuar, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasiqë, sipas disa fotografive që ka siguruar Gazeta inFokus, testi është shpërndarë në një grup në Facebook “Testi i Maturës 2019”.

Nxënësit kosovarë kanë dërguar fotografi të testit duke kërkuar ndihmë për përgjigjet.

Për më shumë shikoni fotot:

 

Të tjera