Testi i maturës këtë herë vetëm në një ditë

Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 10 May 2022
Ministria e Arsimit është në përfundim të të gjitha përgatitjeve për organizimin e provimit përfundimtar të maturës, i cili sivjet do të mbahet më 18 qershor.
Ky testim do të organizohet vetëm në një ditë, ndërsa nuk janë dhënë detajet se në sa qendra do të mbahet testimi. Njohësit e fushës së arsimit, thonë se ndryshimet në organizimin e testit të maturës janë të nevojshme, pasi janë në të mirën e procesit.
Rreth 24 mijë maturantë pritet t’i nënshtrohen sivjet provimit shtetëror të maturës, i cili do të mbahet vetëm në një ditë, më 18 qershor. Ndërkohë, numri i maturantëve mund të ndryshojë, pasi për këtë provim mund të paraqiten edhe ata të cilët nuk e kanë kaluar testin vitin e kaluar. Këshilltarja për Media në Ministrinë e Arsimit, Iliriana Pylla, tha se Komisioni Shtetëror i Maturës, është në përfundim të të gjitha përgatitjeve për organizimin e këtij provimi.
“Testi do të organizohet vetëm brenda një dite. Ky testim do të përmbajë katër lëndë, siç janë: gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë, ndërsa lënda e katërt është lëndë zgjedhore. Mësimdhënësit, tashmë kanë filluar t’i përgatisin nxënësit për testin e maturës dhe shpresojmë që të arrihen rezultate të mira”, tha Pylla.
Ndërkohë, njohësit e fushës së arsimit, thonë se ndryshimet në organizimin e testit të maturës janë të nevojshme, pasi janë në të mirën e procesit. Eksperti Mustafë Kadriu tha për Radio Kosovën se deri sa të arrihet një standard, është mirë të bëhen ndryshime pozitive, duke mos dalë jashtë qëllimit të vlerësimeve të jashtme.
“Kur të organizohet testi, duhet të arrihet qëllimi se për çfarë po bëhet ky test. Qëllimin kryesor e ka diferencimin e nxënëseve dhe pikëzimin e certifikimin. Qëllim tjetër është të shihet tek arritshmëria niveli i dijes për këtë nivel shkollimi. Nëse është përmbushur qëllimi, atëherë edhe ndryshimet janë të arsyeshme”, tha Kadriu.
Për sa i përket rezultateve të testit të maturës, Kadriu tha se në përgjithësi rezultatet janë reale, duke mos përjashtuar edhe raste të caktuara, ku mund të jenë bërë edhe lëshime. Ndërsa, ai theksoi se duhet të merren masa për sa i përket mënyrës së administrimit të provimit shtetëror. Ministria e Arsimit, nuk ka dhënë ende detaje se në sa qendra do të organizohet testi dhe sa administratorë do ta mbikëqyrin këtë proces, përderisa kriteri i kalueshmërisë do të mbetet i njëjtë.

Të tjera
-
Të shtunën shumë ngrohtë, temperaturat deri në 27C
Ditën e shtunë parashihet mot shumë më i ngrohtë. Fillimisht me intervale më ...
-
“#asnjecentmeshume”, Nis fushata kundër shtrenjtimit të rrymës: Nuk mund të përballohet rritja e çmimeve
Pak orë pasi ZRRE-ja njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e rrymës për 15 për...
-
Kurti merr pjesë në iftarin e shtruar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë
Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i...
-
Thẹret një person në Prishtinë
Një person është therur me një mjet të mprehtë sonte në lagjen “Dardania” në ...
-
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entiteti...
-
Përleshje fizike mes pesë personave afër Xhamisë së Llapit
Policia e Kosovës sonte ka arrestuar pesë të dyshuar për përfshirje në një pë...
-
Bajrami pas propozimit të ZRRE-së: Në qeverisjen e Kurtit çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të...
-
Protesta e paralajmëruar për nesër në Serbi – Qytetarët ‘‘bllokojnë’’ Beogradin
Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar një protestë në Beogradi, e ci...
-
Bajrami: Sipas Ligjit për Qeverinë, Kurti me ministra duhet të japin dorëheqje sonte
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Momenti kur mjekët i nxjerrin vajzat nga vetura e aksidentuar në Komunën e Ranillugut
Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti ku vdiqën dy vajza nga Kamenica. ...
-
Flet doktori që e përcolli ish-presidentin Thaçi në QKUK
Adriatik Berisha mjeku kosovar shoqëroi dje ish-presidentin Hashim Thaçi gjat...
-
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” është caktuar për 17 prill
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”, Vladi...