Lajme

Testi i madh për Avdullah Hotin

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 05 June 2020

Avdullah Hoti këto ditë do të vendos për një nga çështjet që e vënë në test serioz Qeverinë e re të udhëhequr nga ai.

Ai pritet të heqë masën e reciprocitetit me Serbinë e cila u vendos nga Qeveria Kurti, për të cilën ishte dakorduar fillimisht edhe partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës sa ishte në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Megjithatë, tani situata duket se ka ndryshuar bashkë me ndryshimin e skenës politike në vend, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka bërë të ditur se Qeveria e re do të heqë çdo pengesë për ti hapur rrugë dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

“Jemi të bindur si LDK dhe gjatë kohës kur ishim në ne negociata me Vetëvendosjen, kishim bindjen se duhet ti heqim të gjitha pengesat. Të gjitha pengesat që kërkohen nga miqtë tanë ndërkombëtar, në radhë të parë nga SHBA sepse për LDK-në është ideologjike, është çështjet thelbësore ruajtja e raportit miqësor me SHBA-në”, ka thënë Selmanaj në emisionin Click të RTV 21.

Sipas tij kjo edhe ka qenë arsyeja kryesore e prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen, shkruan gazeta inFokus.

“LDK-ja në konsultmim me partnerët e saj të koalicionit, tashmë vendimet e saja i ka të qarta. Ne do të heqim çdo pengesë, ama çdo pengesë  që del në rrugë për të rifillu procesin e dialogut sepse besojmë në veten, besojmë në të drejtë tonë të shtetit të Kosovës për të ecë për para, e çka është më e rëndësishmja besojmë në miqt tanë, ta të cilët na kanë ndihmuar të vijmë deri në ditët ku jemi sot”, është shprehur Selmanaj.

Zëvendëskryesministri vlerëson se çdo masë qoftë kjo e reciprocitetit, qoftë ndonjë masë tjetër ndëshkuese ndaj republikës së Serbisë pa një konsultë me miqtë ndërkombëtarë mund të ketë efekte në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Prandaj LDK-ja, shumë shpejtë, nuk e tham në cilën ditë, por shumë shpejtë do të marr hapa konkret dhe çdo pengesë që është para këtij procesi”, ka bërë t ditur Selmanaj.

Heqjen e reciprocitetit e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri Hoti në paraqitjen e tij të parë si kryeministër, megjithatë ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë se kur do të ndodhë kjo. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera