Fokus

Testi i arritshmërisë i la qindra nxënës pa mësim

Autori: Doresa Geci 17:00 | 31 May 2019

Në 11 shkolla të Prishtinës të premten nuk u mbajt asnjë orë mësimore.

Kjo për shkak që Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të premten të organizoj testin e arritshmërisë për klasat e nënta.

Të gjithë nxënësit e tjerë janë dërguar në shtëpi për ta liruar hapësirën ku do të testoheshin nxënësit e klasave të nënta.

-Advertisement-

Këtë veprim drejtoresha për arsim në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala e sheh si te arsyeshëm.

“Ky është një vendim i MASHT-it dhe gjithmonë testi i arritshmërisë është mbajtur gjatë ditëve të punës ndërsa testi i maturës është mbajtur gjatë fund javës. Ka qenë një traditë e tillë që prej fillimi që është mbajtur ky test”, ka thënë Shala për Gazeta inFokus.

Zhvillimi i procesit mësimor sipas Shalës në këto shkolla nuk ka mundur të bëhet për shkaqe teknike.
Megjithëse procesi testues në këto shkolla ka zgjatur 3 orë, mësimi nuk është mbajtur as në ndërrimin e pasdites, shkruan Gazeta inFokus.

“Në këto 11 shkolla nuk ka pas mundësi me u mbajt mësimi pasi që zyrtarisht ka filluar në ora 10 dhe ka përfunduar ne ora 13. Mirëpo ato procedurat e mbledhjes se testeve dhe raportimet që është dashtë të behën nga monitoruesit kanë zgjatur në këto 11 shkolla”, ka thënë ajo.

Sipas Shalës këto orë të humbura në 11 shkolla priten të zëvendësohen.

Por njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjjin Popovci mos mbajtja e mësimit gjatë ditës së sotme ka ndodhur për shkak të mos organizimit të mirë të procesit të testimit.

“Unë mendoj qe të mos bojkotohet mësimi, testi i arritshmërisë ka mujt të organizohet edhe ditën e shtune. Duke pasur parasysh që i kemi humbur 3 javë të plota mësim, dhe kjo është vetëm një çështje moskujdesit në planifikim pasi që ka pas raste të mëhershme ku testi i arritshmërisë dhe i maturës është mbajtur të shtunën edhe nuk është penguar procesi mësimor”, ka thënë Popoci për Gazetën inFokus.

Ai vlerëson se nxënësit në shkollat e Kosovës më në vitin shkollor 2018/2019 kanë humbur mjaftë orë mësimi dhe mos mbajtja e mësimit të premten në këto shkolla nuk është e arsyeshme.

Vetëm në fillim të muajit janar, janë humbur 3 javë procesi mësimor për shkak të grevës së mësimdhënësve në nivel të Kosovës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera