Lajme

Testet për COVID-19 së shpejti edhe në privat

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 06 July 2020

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar një sërë masash për luftimin e pandemisë COVID 19, me të cilat ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore që të rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore përkatës për të trajtuar rastet e prekura me COVID 19.

Po ashtu, me vendimin e ri qeveritar privatët janë më shumë të përfshirë, ndërsa së shpejti do të mund të kemi edhe teste për COVID-19 në spitale private pasi ato paraprakisht të licencohen.

Ja masat që parashihen në vendim:

-Advertisement-

Riorganizimin e klinikave në kuadër të SHSKUK-së, duke krijuar shtretër dhe hapësira shtesë;
Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira në spitalet rajonale;
Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira spitalore në institucione private shëndetësore në përputhje me ligjet në fuqi.
Në këtë funksion obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të rrisin kapacitetet me personel shëndetësor të nevojshëm për trajtimin e rasteve të prekura me COVID 19, duke përfshirë:

Riorganizimin e personelit shëndetësor në shërbim të rasteve të prekura me COVID 19;
Mobilizimi i stafit shëndetësor në nivel vendi, duke përshirë sipas nevojave edhe ata profesionistë shëndetësorë që nuk janë të angazhuar momentalisht;
Në veçanti, të shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet COVID 19.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe të menjëhershme për të realizuar testimet virologjike, duke përfshirë:

Shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve ekzistuese për testim;
Krijimin e kapaciteteve të reja testuese në regjione;
Licencimi i institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në përputhje me ligjet në fuqi;
Prioretizim i testimit të personave më në nevojë.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndajnë buxhetin e nevojshëm për blerjen e:

deri në 100,000 teste virologjike;
deri në 500,000 vaksina për gripin sezonal;
të bëhen porositë e nevojshme për vaksinën eventuale kundër COVID-19, në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së;
7 aparateve për testim,
Terapive specifike për trajtimin e të prekurve me COVID 19 në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së;
Ndarjen e buxhetit për angazhimin e personelit shëndetësorë shtesë sipas nevojës;
Pajisjeve mbrojtëse për personelin shëndetësor sipas nevojës;
Pagesën shtesë për angazhimin shtesë të personelit shëndetësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera