Auto&Tech

Tesla në problem me prodhimin e ‘Model 3’

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 18 December 2017

Qindra dhe mijëra porosi të makinës ‘Model 3’ të Teslas janë lënë “pas dore”, pasi kompania revolucionare has probleme me prodhimin e tyre.

Sipas raporteve nga vetë kompania Tesla, kjo e fundit mundi të prodhojë vetëm 222 makina eletrike në tre mujorshin e tretë të vitit 2017. Ky numër është më pak se 1/6 e porosive që kompania mori në këtë kohështrirje, plot 1500 porosi.

TechSot.Al raporton se problemi kryesor i vonesave është linja prodhuese në fabrikën ‘Gigafactory 1’, fabrikë e cila prodhon bateritë e makinave elektrike të Teslas.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy