Auto&Tech

Tesla Model X tërhoqi një aeroplan pasagjerësh, në përpjekje të arrij Rekordin e Ginisit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 18 May 2018

Ngjarja po shqyrtohet dhe është në proces, që të hyjë në Librin e Rekordeve të Ginisit

Kompania ajrore Quantas, e ka lidhur një prej Boeing 787-9 Dreamliner në një Tesla Model X P100D, që e tërhoqi për 300 metra nëpër pistë, transmeton Telegrafi. Aeroplani nuk e kishte kapacitetin e plotë prej 280 tonelatave, që edhe ashtu është shumë për makinën që peshon 2.5 tonelata,

Aktiviteti që u zhvillua në një aeroport të Melburnit në Australi, është ndjekur nga afër prej zyrtarëve të Librit të Rekordeve të Ginisit. Gjithçka shkoi në rregull, teksa Model X e tërhoqi aeroplanin e pasagjerëve, që peshonte 142 tonelata, pasi kishte shumë më pak udhëtarë, bagazhe dhe derivate.

-Advertisement-

Procesi i njohjes së rekordit tashmë ka filluar dhe do finalizohet së shpejti, ndërsa nuk pritet të mposhtet nga ndonjë makinë tjetër elektrike, për të kohë mjaft të gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera