Lajme

Terrorizohen qytetarët: Rrëmbehet një grua në mes të rrugës në Prishtinë, dëshmitarët rrëfejnë se si u kap me forcë

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 11 May 2022

Para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është parë një burrë teksa ka rrëmbyer një grua në mes të rrugës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti kanë rrëfyer për Gazetën Sinjali se si e panë gruan teksa tërheqej zvarrë nga i dyshuari nga një rrugicë në tjetrën

Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë thënë se menjëherë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për të intervenuar por pavarësisht se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur ta kap të dyshuarin.

-Advertisement-

Tutje sipas sinjalizuesve, burri ka qenë me trup të gjatë dhe me një kapelë në kokë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera