Lifestyle

Terrorizmi, si mund t’ia shpjegoni fëmijëve?

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 31 August 2017

Këshillat e ekspertëve për të menaxhuar një situatë apo atmosferë “terroriste” që të vegjëlve mund t’u krijojë shumë ankth, sepse fëmijët kuptojnë më shumë nga se e imagjinoni.

Shpjegimin se si të përballoni me fëmijët bisedën mbi atentatet e ndodhura në disa vende dhe për mënyrën se si ato paraqiten në mënyrë dramatike në media të ndryshme, është Antonella Costantino, presidentja e Shoqërisë së neuropsikiatrisë së fëmijërisë dhe adoleshencës.

Ajo u drejton disa këshilla nënave dhe baballarëve, për të shmangur ndaj fëmijëve ekspozimin e tyre me mesazhet e vazhdueshme të ankthit.

-Advertisement-

Së pari, shpjegon ajo “nuk është mirë që të shtireni për asgjë. Fëmijët kuptojnë më shumë nga se ju mund të mendoni, ata i ndjejnë emocionet dhe frikën që në ajër. Pra, në këtë mënyrë, ata duhet të shoqërohen në këtë kuptueshmëri. Vetëm të folurit është i rëndësishëm për të zvogëluar ndjenjën e ankthit”.

blog_how_to_talk_to_your_child_about_terrorism_05112016

Por më parë, përpara se të flisni, është më mirë se të dëgjoni. Më shumë se sa të jepni menjëherë një shpjegim, “gjeni mënyrën për ta nisur atë: dëgjoni se çfarë imagjinojnë, çfarë perceptojnë fëmijët rreth situatave të fundit që kanë prekur gjithë opinionin botëror”. Për ta bërë këtë, “në përgjithësi mjafton një koment, një gjë e përgjithshme, për shembull ‘çfarë gjëje keqe!’”.

Është një mënyrë për të bërë të kuptueshme se mund të flitet më tej. Fëmijët mund të ndjehen menjëherë të ‘autorizuar’ për të folur. Në të kundërt, nëse fëmijët kuptojnë se të rriturit nuk duan të flasin, ata mbyllen në vetvete”. Padyshim çdo shpjegim duhet thelluar në bazë të moshës, por në përgjithësi, është e rëndësishme “të risiguroni, pa u shtirur se gjithçka shkon mirë”.

Mesazhi që i ndihmon fëmijët, shton ekspertja, është fraza: “E gjithë kjo që po ndodh nuk është e pavërtetë, por gjithçka është nën kontroll”, dhe jo t’i shpjegoni se po bëhet gjithçka për të zvogëluar rrezikun. Është mirë që të mësojnë “se është një pjesë e jetës të cilën ne nuk e kontrollojmë dot, edhe pse mund të reagojmë për të reduktuar rrezikun”.

kidsterrorismarticle_1b4sne2-1b4snej

T’i flisni për tragjedinë e ndodhur ose për rrezikun e atentateve të mundshme nuk do të thotë se duhet t’i mbingarkoni fëmijët me imazhe dhe lajme.

“Është e pamundur të ndryshoni kanal në mes të një raportimi, sepse kjo do të kishte efektin e kundërt, por më mirë të shmangni ekspozimin e tyre ndaj imazheve të përgjakshme dhe të mos i flisni përgjatë gjithë ditës për këto ngjarje”.

Në imagjinatën e tyre “frikërat mund të marrin përmasa të pakontrolluara, duke u transformuar në mendime obsesive dhe ankthe gjatë natës. Në këtë rast, nëse shihni probleme të mëdha tek fëmijët tuaj, atëherë drejtohuni një specialisti”.

Në fund – edhe pse ky është një mesazh që më së shumti duhet ta kuptojnë të rriturit – “mos bini në kurthin se janë gjithë të mirat nga një anë dhe të këqijat në një anë tjetër”, dhe, mbi të gjitha, “bëni kujdes ndaj përgjithësimeve që janë gjithnjë të gabuara”.

Rreziku, përfundon Antonella Costantino, “është të arrini në mesazhin se i huaji ose i ndryshmi mund të jetë i keq. Nëse veproni kështu, ju do t’i krijoni fëmijës tuaj fobi ndaj personave që i rrethojnë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera