Lajme

Terroristi dëgjonte këngë serbe para se të vriste dhjetëra persona në xhami (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 15 March 2019

Mediat australiane kanë publikuar disa video që sulmuesi Brenton Tarant i bëri para se të nisej për ta kryer sulmin e terrorist në xhaminë e qytetit të Zelandës së Re, Christuchurch.

Në videon që Tarant e publikoi drejtpërdrejt në Facebook, dëgjohet një këngë serbe nga vitet e 90-ta për ish-liderin serb të Bosnjës, Radovan Karagjiq i njohur edhe si “kasapi i Bosnjës”, e i cili është i dënuar për krime lufte.

VIDEO:  https://www.kurir.rs/planeta/3220915/sok-snimak-teroriste-sa-novog-zelanda-krece-u-krvavi-pohod-a-u-kolima-mu-se-cuje-ova-pesma-na-srpskom-video 

-Advertisement-

Në këngë ndër të tjera thuhet: Karagjiq drejto serbët tuaj … Përveç kësaj, sulmuesi dëgjonte një numër këngësh të huaja. Tani për tani, nuk dihet në çfarë lidhje ka ky njeri me Ballkanin ose me serbët dhe përse ai dëgjonte këto këngë në makinë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera