Lajme

Terror në Shkodër, grabitësit rrahin dhe vjedhin të moshuarit në shtëpinë e tyre

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 06 June 2017

Një çift të moshuarish janë grabitur me dhunë në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri të njësisë Rrethina në orët e para të kësaj të hëne.

78-vjeçari Gjergj Marinaj dhe bashkëshortja e tij Lenë Marinaj kanë qenë të vetëm në banesë.

-Advertisement-

Pasi kanë hyrë në shtëpi, i kanë drejtuar armën 65-vjeçares Lenë Marinaj dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë ku ndodhej në gjumë 78-vjeçari.

Këtë të fundit e kanë lidhur dhe më pas e kanë goditur duke e gjakosur, deri sa kanë gjetur lekët, rreth 850 euro dhe janë larguar, shkruan Report Tv.

Grabitësit kanë thyer dritaren e banesës ndërsa dy kanë lidhur e dhunuar 65-vjeçaren dhe njëri ka goditur 78-vjeçarin, duke i kërkuar lekët.

Pasi kanë gjetur 850 euro, ato janë larguar nga dera kryesore. Pavarësisht nisjes se hetimeve nga policia e Shkodrës, autorët janë larguar pa lënë gjurmë.

Gjergj dhe Lenë Marinaj jetojnë të vetëm sepse dy djemtë ndodhen në emigracion ndërsa dy vajzat e tij janë të martuara. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera