Lajme

“Terrohet” RTK derisa po flitej për ekonominë

Autori: Halil Berisha 23:07 | 18 November 2019

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është i ftuar në emisionit Debat në televizionin publik në RTK.

Aty, përballë tij, ku po diskutohet për ekonominë janë edhe dy gazetërët e analistët, Zekirja Shabani dhe Nexhmedin Spahiu, shkruan gazeta inFokus.

Por, si duket, më mirë se analistët e kryetari i OEK-ut, foli krejt diçka tjetër për situatën ekonomisë në Kosovë.

-Advertisement-

Derisa, këta po folnin për efektet negative që po i kanë bizneset e ekonomia vendore nga zvarritja e mos-krijimit të Qeverisë, në studio, u ndal rryma, shkruan gazeta inFokus.

Kjo bëri që emisioni të ndërprehej për pak minuta, e të vazhdonte më pas.

Ndërsa, Shabani, në profilin e tij në Facebook, si në humor këtë e quajti “Ekonomi në terr”.

“Qysh kem tu fol per ekonomine, vec kur u ndal rryma. Ekonomia ne terr”, ka shkruar Shabani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera