Tërnava uron Kurban Bajramin: Lutemi që të ketë sa më pak konflikte, ngatërresa e luftëra
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 27 June 2023
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e festës së Kurban Bajramit, në fjalimin e tij të përvitshëm, tha se kjo festë gjithmonë ka përçuar formën më të mirë të mundshme shpresën, begatinë, solidaritetin, ndihmën për tjetrin, urtësinë, paqen e mirëkuptimin.
Kreu i BIK-ut ka uruar besimtarët për siç tha festën e madhe të Kurban Bajramit, duke lutur Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni. Ai tha se të gjithë besimtarët luten që në këtë kohë trazirash, luftërash, pasiguri, konflikte e frikë bota të ketë sa më pak konflikte, ngatërresa e luftëra.
“Festa e Kurban Bajramit te ne vazhdimisht ka përçuar në formën më të mirë të mundshme shpresën, begatinë, solidaritetin, ndihmën për tjetrin, urtësinë, paqen e mirëkuptimin, vlera këto që shoqërisë i japin kuptim dhe këtë na e kërkon edhe Krijuesi ynë”.
“Sot po jetojmë në një kohë trazirash, luftërash, pasiguri, konflikte e frikë, në këtë ditë të madhe, në vigjilje të Kurban Bajramit, lutemi që mesazhet dhe porositë që i bartë kjo festë të kuptohen drejtë nga të gjithë; lutemi po ashtu që bota të ketë sa më pakë konflikte, ngatërresa, luftëra e çrregullime. Festa e Kurban Bajramit ka edhe domethënien e paqes, drejtësisë, unitetit e mirëkuptimit. Duke ju uruar për festën e madhe të Kurban-Bajramit, lus Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni në familjet tuaja”.
“Më lejoni që në këtë ditë të madhe të Arafatit, në prag të festës së Kurban-Bajramit, t’u drejtohem me urimet e përgëzimet më të mira, duke lutur Zotin xh.sh. që t’ju begatoj me shëndet, harmoni, mbarësi e mirëqenie. Në mesin e miliona hanxhinjve nga e gjithë bota, të cilët sot gjenden në Arafat, janë edhe besimtarët tanë nga Kosova dhe viset tjera, të cilët në formën më të mirë me lutje e adhurim, të përkushtuar, pa dallim statusi shoqëror, gjinie, etnie, gjuhe e origjine, shprehin me ndjesinë më të thellë besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Krijuesit të gjithësisë”.
“Kryerja e Haxhit përmban në vete urtësi e begati të shumta. Haxhi na rikujton udhëtimin për tek Zoti xh.sh., duke pasur për qëllim që haxhiu të kthehet i pa mëkate. Edhe prerja e kurbanit në Ditën e Bajramit është një ibadet tjetër shtesë ndërkaq, argumenton po ashtu shpirtin e bindjes për Zotin dhe në të njëjtën kohë ka për qëllim qoftë edhe për një kohë të caktuar mbylljen e hendekut dhe ndasive mes shtresave të ndryshme shoqërore, duke rritur bashkëpunimin dhe duke afruar ndihmën dhe duke i dhënë dorën njëri-tjetrit”.
Urimi i plotë:
Të nderuar besimtarë!
Vëllezër e motra!
Të nderuar qytetarë të Kosovës!
Më lejoni që në këtë ditë të madhe të Arafatit, në prag të festës së Kurban-Bajramit, t’u drejtohem me urimet e përgëzimet më të mira, duke lutur Zotin xh.sh. që t’ju begatoj me shëndet, harmoni, mbarësi e mirëqenie.
Sot, në këtë ditë të madhe – Ditën e Arafatit, kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim, t’u bashkëngjitëm lutjeve e adhurimeve të besimtarëve myslimanë që sot gjenden në rrafshnaltën e Arafatit, ku të gjithë të veshur me petkun e bardhë – me ihrama, të barabartë e pa asnjë dallim, me çiltërsinë shpirtërore e me bindje dhe sinqeritet, po e kryejnë obligimin e Haxhit.
Në mesin e miliona hanxhinjve nga e gjithë bota, të cilët sot gjenden në Arafat, janë edhe besimtarët tanë nga Kosova dhe viset tjera, të cilët në formën më të mirë me lutje e adhurim, të përkushtuar, pa dallim statusi shoqëror, gjinie, etnie, gjuhe e origjine, shprehin me ndjesinë më të thellë besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Krijuesit të gjithësisë.
Të nderuar besimtarë
Vëllezër e motra
Me kryerjen e Haxhit besimtari shpreh në mënyrë shpirtërore, emocionale e fizike përkushtimin vetanak e kolektiv për Zotin xh.sh., i bindur në faljen e mëkateve dhe në shpërblimet e shumta dhe të veçanta të premtuara nga Zoti fuqiplotë.
Kryerja e Haxhit përmban në vete urtësi e begati të shumta. Haxhi na rikujton udhëtimin për tek Zoti xh.sh., duke pasur për qëllim që haxhiu të kthehet i pa mëkate. Zoti xh.sh., thotë:
“Vizita e shtëpisë (Qabesë) është obligim, për ata që kanë mundësi udhëtimi te ajo”. Ali – Imaran.
Po ashtu Haxhi bartë në vete edhe ndjenjën e barazisë mes njerëzve, pa dallim. Në Arafat që të gjithë ndihen të barabartë, e kjo është një dëshmi e madhe ku tregohet e mnaifestohet uniteti i fortë në besim, në ndjenja dhe rituale.
Qëndrimi në Arafat prandaj është një ibadet i rëndësishëm, dhe në këtë ditë Allahu xh.sh. derdh rahmetin e Tij mbi besimtarët që gjenden aty dhe mbi njerëzimin mbarë, i pranon lutjet e tyre dhe u përgjigjet në dua. Prandaj, lutja më e mirë dhe më e pranueshme tek Zoti është: “Nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut Një, Ai nuk ka ortak”
Edhe prerja e kurbanit në Ditën e Bajramit është një ibadet tjetër shtesë ndërkaq, argumenton po ashtu shpirtin e bindjes për Zotin dhe në të njëjtën kohë ka për qëllim qoftë edhe për një kohë të caktuar mbylljen e hendekut dhe ndasive mes shtresave të ndryshme shoqërore, duke rritur bashkëpunimin dhe duke afruar ndihmën dhe duke i dhënë dorën njëri-tjetrit.
Zoti xh.sh., në Kuranin fisnik, thotë:
“Në të vërtetë të dhamë ty shumë të mira, Andaj t’i falu dhe prej kurban për hir të Zotit tendë” El-Kevther 1-2.
Therja e kurbanit historikisht na rikujton veprimin e Ibrahimit a.s., me birin e tij Ismailin a.s., i cili ishte i gatshëm të flijonte edhe të birin e tij të vetëm për hir të Zotit xh.sh.
Sakrifica pra, ka kuptim të veçantë vetëm atëherë kur bëhet për hir të Krijuesit, dhe vetëm atëherë merr kuptimin dhe dimensionin sa hyjnorë po aq edhe human e social. Zaten, këtë mision ka edhe prerja e kurbanit; derisa tek nevojtarët arrin mishi i kurbanit, tek Zoti arrin vetëm qëllimi dhe nijeti i mirë në emër të Tij.
Të dashur besimtarë!
Festa e Kurban Bajramit te ne vazhdimisht ka përçuar në formën më të mirë të mundshme shpresën, begatinë, solidaritetin, ndihmën për tjetrin, urtësinë, paqen e mirëkuptimin, vlera këto që shoqërisë i japin kuptim dhe këtë na e kërkon edhe Krijuesi ynë.
Sot po jetojmë në një kohë trazirash, luftërash, pasiguri, konflikte e frikë, në këtë ditë të madhe, në vigjilje të Kurban Bajramit, lutemi që mesazhet dhe porositë që i bartë kjo festë të kuptohen drejtë nga të gjithë; lutemi po ashtu që bota të ketë sa më pakë konflikte, ngatërresa, luftëra e çrregullime. Festa e Kurban Bajramit ka edhe domethënien e paqes, drejtësisë, unitetit e mirëkuptimit.
Duke ju uruar për festën e madhe të Kurban-Bajramit, lus Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni në familjet tuaja.
Me fat e mbarësi festa e Kurban-Bajramit!

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































