Lajme

Tërnava uron Bajramin: Namazi falet, por s’ka ceremoni nëpër xhamia

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 12 May 2021

Myftiu i vendit, Naim Tërnava ka uruar Fitër Bajramin dhe ka kërkuar nga besimtarët që edhe këtë herë të festojnë duke respektuar masat kundër pandemisë.

Tërnava ka thënë se nesër do të falet namazi i Bajramit, por ceremonia do të anulohet.

 

 

“Ne nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë tona për të falur namazin e Fitër Bajramit, por të kemi kujdes se virusi ende është në mesin tonë. Prandaj, për të ruajtur shëndetin publik ne kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e manifestimit tradicional të Bajramit. Në xhami do të jemi duke respektuar protokollet anti-COVID dhe për të falur vetëm namazin e Fitër Bajramit”.

Tërnava ka bërë thirrje për kujdes edhe gjatë vizitave familjare duke kërkuar që të ruhet karakteri i festës, por pa shkelur rregullat.

Të tjera