Lajme

Tërnava ngre alarmin: Kosova A mund të shpërthejë, mund të ketë katastrofë

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 15 December 2021

Trim Tërnava ka thënë se me gjasë do të vazhdohet me sikur që ka ndodhur deri më tani, me subvencionim nga na e qeverisë.

Tërnava po ashtu ka thënë se në një parashikim nga një institucion, Kosova A mund të pësojë katastrofë.

“Unë mendoj se në Kosovë do të vazhdojë si ka ndodhur deri më tash. Qeveria do ta subvencionojë rrymën. Investimi në KEK prej pas luftës deri më sot kanë qenë subvencionim. Të tregoj dicka. Në 5 vitet e fundit në treg të energjisë i të gjitha gjeneratorëve është 50 euro. Tek ne është 29.5. ne i kemi tri termocentrale. E për Kosovën A njëri prej skenarëve që e kam parë në një institucion shumë kredibil dhe të madh është se mund të shpërthim dhe mund të ketë katastrofë. Ideja është se për krejt këtë krizë nuk mund të fajësohet qeveria”, ka thënë ai në T7.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera