Lajme

Tërnava në pushim, BIK-u i papërgatitur për hapjen e xhamive

Autori: H. Smajli 10:44 | 26 May 2020

Bashkësia Islame e Kosovës, ende nuk ka vendosur se si do të falet namazi në xhamitë dhe si do të organizohen ceremonitë tjera fetare pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë.

Këtë e ka bërë të ditur për gazetën inFokus, Ahmet Berisha, kujdestar në Bashkësinë Islame, sipas të cilit patjetër do të ketë rregulla të reja në mënyrën e organizimit të faljes, por që ende nuk është vendosur ende si do të bëhet.

“Deri të ënjtën janë në pushim ende nuk kanë vendosur, por besoj që do të ketë masa ashtu siç e ka caktuar edhe Ministria e Shëndetësisë. Duhet të kemi ende kujdes, sepse farzin e kemi të ngjitur me njëri tjetrin por do të ketë disa rregulla”, ka thënë ai për gazetën inFokus.

-Advertisement-

E sipas Berishës pasi të kthehen krerët e kësaj bashkësie fetare nga pushimi Fitër Bajramit do të merret vendimi se si do të organizohet falja në xhamia.

“Duhet me pas kujdes ende, maskat, distanca e masat e tjera sipas Ministrisë së Shëndetësisë, por ne ende nuk kemi mbajt mbledhje pasi jemi në pushim të Bajramit, por që do të diskutohet dhe myftia do të tregojë se si do të bëhet falja”, ka thënë ai.

Ndërsa kujtojmë se të hënën Ministri në detyrë i Shëndetësisë në një konferencë për media së bashku me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, tha se nga kjo e enjte do të hapen xhamiat dhe kishat, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa rregullat e reja të rihapjes të xhamive sipas Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Bashkësinë Islame pritet të jenë si në vijim:

– Të merret abdest në shtëpi

– Të vendosen maskat

– Të ketë dezinfektues duarsh në xhami

– Të mbahet distanca sociale

– Të mos ketë tubime tjera përveç namazit, pra jo tubime me vijues të mësim besimit, jo mukabele, jo ligjërata me përjashtim të hutbes së xhumasë.

– Ligjërata e xhumasë mos të zgjatet më tepër se 10 minuta

– Të mos shfrytëzohen abdes-hanet dhe tualetet e përbashkëta./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera