Lajme

Tërnava i shkon në vizitë kryetarit të Lipjanit, zotohen se do t’i luftojnë dukuritë negative

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 16 May 2023

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) myftiun e Kosovës, Naim Tërnava.

Ndër temat kryesore të këtij takimi, u tha se është vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame dhe Komunës së Lipjanit.

Ahmeti shtoi se një prej temave më të rëndësishme ishte komunikimi i vazhdueshëm me qëllim të punëve të përbashkëta.

-Advertisement-

“Kisha kënaqësinë sot me prit në takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava. Temë diskutimi ishte bashkëpunimi ndërmjet Bashkësisë Islame dhe institucionit të komunës sonë, me ç’rast ndamë shumë pikëpamje të përbashkëta për të vazhduar një komunikim të mirë me qëllim të ndërtimit të marrëdhënieve të shëndosha shoqërore”, u shpreh Ahmeti.“Një prej temave më të rëndësishme është komunikimi i vazhdueshëm me qëllim të punëve të përbashkëta që na presin”, tha Ahmeti.

Myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, teksa falënderoi Ahmetin për pritjen, kërkoi që të jenë bashkë në proceset dhe luftimin e të gjitha dukurive negative.

“Pata rastin që të bisedoj dhe të këmbejmë mendime të cilat kanë për qëllim avancimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe çuarjen përpara të proceseve të natyrave të ndryshme që kanë të bëjnë me qytetarët e kësaj komune”.“Jam i shtyrë të falënderoj dhe ta përgëzoj për punën ndaj qytetarëve dhe jo vetëm. Besoj se edhe qëllimi i kësaj vizite është që ta thellojmë bashkëpunimin, të japim kontribut edhe më të madh, një harmoni më të madhe fetare dhe të një gjëje që dërgon përpara proceset dhe luftimin e të gjitha dukurive negative të cilat janë në shoqërinë tonë”, tha Tërnava.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera