Tërnava: Hoxhallarët kontribuan në ruajtjen e kombit
Autori: Gazeta inFokus
08:01 | 15 June 2018
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, nw mesazhin e tijw pwr Fiter Bajramin, nw manifestimin qendrorw nw Prishtinw tha se festa është për të na kujtuar rolin tonë karshi njëri-tjetrin dhe për dëftuar rrugën drejt përsosmërisë humane.
“Ne falemi jo nga pamundësia por nga kultura e Ramazanit, ne i mbajmë lidhjet me të tjerët jo për ndonjë interes material por për nga kultura e Ramazanit“, tha Tërnava.
Tërnava tha se sot kujtohen prijësit shquar të Lidhjes së Prizrenit, të cilët në rrethana të jashtëzakonshme, arritën të organizojnë mbajtjen e kuvendit të Lidhjes, për t’iu bërë me dije se shqiptarët nuk do të pranojnë marrëveshje të kujtdo qofshin ato që qojnë në copëtimin e trojeve shqiptare.
“Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është themel mbi të cilën është ngritur kombi, mbi të cilën janë ngritur shtetet tona, mbi të cilin është ngritur motivi për pavarësi, sovranitet dhe dinjitet. Mbajtja e saj në xhami, organizimi i saj nga prijës fetar flasin për lidhjen në mes fes dhe vatanit, vërtetojnë kontributin historik të hoxhallarëve në ruajtjen e kombit”, tha ai.
Ai i bëri thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve që të marrin shkas festat tona fetare dhe kombëtare për t’u angazhuar për interesin shoqëror të vendit.
“Duke lutur Zotin që ta bëjë këtë festë gëzim për ju dhe familjet e juaja, ju thërras të gjithëve, popull dhe institucione, që të marrin shkas festat tona fetare dhe kombëtare për t’u angazhuar për interesin shoqëror të vendit, për të mirën e përbashkët, duke shfrytëzuar momente sikur këto, bashkimi drejt qëllimeve fisnike bëhet më i lehtë dhe më i fort. Kështu mund të marshojmë drejt qëllimeve tona shoqërore dhe shtetërore. Zotin na e pastë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona, edhe një herë urime festa e Fitër Bajramit“, tha Tërnava.
Në këtë manifestim u dha mesazhi që të gjithë besimtarët të jenë të mirë e të mëshirshëm edhe në muajt tjerë siç ishin në muajin e ramazanit, duke u distancuar nga rrugët e liga.

T� tjera
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...


































