Lajme

Tërnava akuzon shtetin se lejoi aktivitete të disa organizatave që sollën ekstremizmin

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 27 May 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, i ka akuzuar disa organizata të huaja për sjelljen e ekstremizmit fetar në vend.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka thënë se shkaku i ngelizhencës dhe papërgjegjësisë së disa institucioneve shtetërore disa organizatave të huaja dhe disa individëve u është lejuar të zhvillojnë aktivitete detare në vend pavarësisht prej kundërshtimit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas tij, për 13 vjet BIK-u i ka ftuar institucionet vendore të shikojnë se kush po hyn në Kosovë dhe çfarë aktiviteti po zhvillon.

-Advertisement-

Sipas Tërnavës, roli i BIK’ut për zvogëlimin e ekstremizmit ka qenë i madh.

Myftiu Tërnava u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë që të bëjnë një fushatë të qetë zgjedhore në këtë muaj të Ramazanit dhe të mos fyejnë dhe shajnë njëri-tjetrin.

Ndërsa ka edhe një kërkesë për politikën në Shqipëri: “Do t’i ftoja institucionet shqiptare që mos t’i mbajnë zgjedhjet në ditën e festës së Bajramit, por ta shtyjnë këtë datë edhe për një javë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera