Lajme

Tërmti i 26 nëntorit| Në Shqipëri vijnë ministrat e turizmit të Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 12 January 2020

Disa nga vendet kryesore të turizmit në Shqipëri u shkatërruan nga tërmeti i madh 6.4 shkallësh i 26 nëntorit.

E për këtë punë, Tirana do të mbledh ministrat e turizmit të rajonit, nga Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia e Serbia, shkruan gazeta inFokus.

Kjo në kuadër të Samitit Ndërkombëtar për Turzimin.

-Advertisement-

Megjithatë, këtu nuk do të jenë veç ministrat por edhe agjencitë liderë të turizmit në rajon, përfaqësues të hoteleve të rëndësishme, operatorët turistikë në vend, kryetarët e bashkive e kryeministri Edi Rama.

“Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, është tema e samitit që po sjell në Tiranë, elitën e turizmit ndërkombëtar në rajon, që këtë herë vjen të mësojë nga Shqipëria, një leksion solidariteti të rrallë për turizmin”.

“Të mësojë nga solidariteti i lartë i sektorit të turizmit për të ndihmuar mbi 6000 qytetarë të pastrehë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019, gjë që nuk është parë askund ku fatkeqësitë janë përballuar në çadra dhe jo në hotele me 5 yje, si në Shqipëri”.

Kështu, ndarja e përvojave e qëndrimi bashkë në përballimin e fatekqësisë e sidomos promovimi i imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm turistik është edhe arsyeja që Organizata Botërore e Turizmit nxiti këtë mbledhi, shkruan gazeta inFokus.

Ky Samit Rajonal do të mbahet më 14 janar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera