Lajme

Termokosi fiton grant prej 1.5 milion euro për ngrohje qendrore

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 17 June 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Arsim Fetahu, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investime, e cila i mundëson Termokosit që të përfitojë grant mbështetës në vlerë 1.5 milion euro.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje parasheh financimin e përditësimit të planit të ngrohjes qendrore, zhvillimin e dizajnit preliminar për zgjërimin e rrjetit si dhe ofrimin e shërbimeve të tjera të nevojshme për implementimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes në Prishtinë.

“Kjo do të sigurojë pjesë të tjera të kryeqytetit të përfshihen në sistemin e ngrohjes qendrore, duke ulur kostot për ngrohje gjatë dimrit dhe duke ngritur efikasitetin e sistemit të ngrohjes në vend”.

-Advertisement-

“Po ashtu, marrëveshja parasheh edhe hartimin e një plani për dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes në Prishtinë, i cili do të asistojë në avancimin e agjendës së, gjelbër krahas premtimeve të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera