Lajme

Termocentrali bërthamor i Fukushimës zbulon 25 tonë rrjedhje uji radioaktiv

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 14 August 2024

Një rrjedhje e konsiderueshme uji radioaktiv prej 25 tonësh është zbuluar brenda pishinës së ftohjes së karburantit bërthamor të Njësisë 2, në termocentralin bërthamor të Fukushimës të Kompanisë Energjisë të Tokios në Japoni (TEPCO), sipas raportimeve të Grupit Mediatik të Kinës të martën.

foto nga VCG

foto nga VCG

-Advertisement-

Kompania e shërbimeve ka siguruar publikun se uji i kontaminuar nga bërthama nuk ka shkelur kontrollin e termocentralit dhe se sistemi i ftohjes së karburantit bërthamor mbetet funksional.

foto nga VCG

foto nga VCG

TEPCO planifikon të vendosë pajisje robotike për një inspektim të planifikuar për këtë javë, për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të rrjedhjes dhe shkakun e saj themelor,

TEPCO kishte njoftuar më 9 gusht se pajisjet e lidhura me rezervuarin e karburantit të shpenzuar të Njësisë së Reaktorit 2 nuk kishin funksionuar, ndaj si masë paraprake, kishin bërë një ndërprerje të sistemit, ndërsa nisën hetimet për shkakun e mosfunksionimit.(Fang Xiaoyu/Elona)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera