Lajme

Tërmkolli: Turp, Albin trimi!

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 01 October 2023

Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti të thënë sot me rastin e protestës studentore të 1 tetorit të vitit 1997.

Tërmkolli përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook është shprehur se Kurti sot ofendoi popullin të cilët me guxim e dinjitet organizuan rezistencën e luftën më masive dhe më aktive kundër okupatorit serb.

“Të tillët si A. Kurti, derisa të jenë gjallë do të merren me liderin unik e historik të shqiptarëve, dr. Ibrahim Rugova, të cilit nuk ia “falin” kurrë e kurrë pse i orientoi shqiptarët e Kosovën kah perëndimi, kah rrënjët e veta dardane e jo kah marksizëm leninizmi i Enver Hoxhës dhe “vëllëzërve serbë”. Turp, Albin trimi!”, ka shkruar
Tërmkolli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera