Tërmkolli: Jam kandidate për kryetare të LDK-së
Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 23 February 2021
Në historinë e saj mbi 30 vjeçare nuk mbahet mend se u votua më pak ndonjëherë sesa në zgjedhjet e sivjetme të 14 shkurtit.
Lidhja Demokratike e Kosovës mori besimin veç të 13 % të qytetarëve.
Fajtorët për këtë i di mirë Melihate Tërmkolli që është gjatë pjesë e kësaj partie.
“Duke filluar nga kryetari që për mua ka qenë çudia më e madhe që qysh ka mundësi me kanë në LDK një njeri që nuk ka qenë kurrë në LDK, një njeri anti-rugove thellësisht dhe një njeri që e ka udhëheq këtë parti me logjikën e përfitimit personal duke e bërë LDK-në një degë të PDK-së, më konkretisht Hashim Thaçin. Dhe pjesa tjetër po ashtu lidhet me qëndrimet e Vjosa Osmanit që LDK-në e bëri ose u përpoq ta bëjë një nëndegë të VV-së, natyrisht nuk ka pasur ndryshe si të jetë”, u shpreh ajo.
Si problemet, anëtarja e dikurshme e kryesisë, pohon se të qartë e ka edhe formulën për këndelljen e partisë.
LDK-së, sipas saj, i duhet ndërtimi i një koncepti të ri politik që bazohet në rugovizëm.
Ajo nuk e fsheh dëshirën që të jetë udhëheqëse e tij si kryetare e LDK-së, post për të cilin shpejt do të mbahen zgjedhjet pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, Isa Mustafa.
“Unë mund të jem një prej kandidatëve sepse mendoj se duhet me dalë shumë kandidatë, jo një dhe dy. Duhet me pasë më shumë. Sigurisht që mund të jem”, pohoi ajo për Front Online.
Ish-kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së thotë se për këtë ekziston një parakusht.
“Zgjidhja mendoj se është duke i hyrë një procesi të ri jo me këta njerëz më udhëheqë atë proces të ri, duhet me u thirr Këshilli i Përgjithshëm, me caktu një lloj këshilli ose grup që më udhëheq procesin e zgjedhjeve që nga fillimi në LDK, për të dalë një strukturë, e cila është e përkushtuar për LDK-në që është rugoviane apo neu-rugoviane”, tregoi ajo për Front Online.
Tërmkolli gjatë karrierës së saj politike ka qenë deputete në disa legjislatura e po ashtu edhe ministre.
Të tjera
-
Kurti: Do t’i kemi 61 deputetë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i bindur se part...
-
Para largimit nga Prishtina, Lajçak ka disa fjalë: Dialogu është çelësi për aspiratat e Kosovës dhe Serbisë
Emisari i Posacëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Digjet automjeti që shërben për bartjen e parave
Një automjet është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Prizren...
-
19 persona pretendojnë se janë viktima të Thaçit e të tjerëve, këto janë rastet për të cilat flasin ata
Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave që funksionon në kuadër të Gjykatës Special...
-
Lajçak: Kurtit i duhet pak kohë të njihet me dialogun, BE dhe SHBA presin që dialogu të vazhdojë së shpejti
Përfaqësuesi i Posaçёm i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të ...
-
Haziri: Gjilani në javën e fundit shënon rritje drastike të infeksionit me COVID-19
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se në këtë komunë në javë...
-
Abbott: Britania ndan pikëpamjet e njëjta me Lajçak dhe Kurtin për dialogun
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, po ndjehet i kënaqur se viz...
-
Mali i Zi furnizohen edhe me 30 mijë vaksina anti-COVID
Autoritetet e Malit të Zi, të mërkurën, kanë pranuar një kontingjent prej 30 ...
-
Gurë në rrugë dhe njerëz të tmerruar, kështu u përjetua tërmeti i fuqishëm në Greqi
Tërmeti i fortë në Greqi, kryesisht në zonën e Larisës ka bërë që njerëzit të...
-
Bie importi nga Serbia, veç në janar e shkurt mbi 40 milionë euro më pak
Zëdhënës i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci në një intervistë ka thënë s...
-
Derivatet në Kosovë do të shtrenjtohen ditëve në vijim
Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të çmimit të derivateve, e rritje ...
-
Del nga koma 3 vjeçari i cili u lëndua tek Fakulteti Teknik në Prishtinë
3 vjeçari i cili pësoi lëndime të rënda trupore ditë më parë afër Fakultetit ...