Termkolli i quan dyfytyrësha deputetët e LDK-së, godet Driton Selmanajn

Autori: Gazeta inFokus
18:46 | 24 May 2018
Jo të gjithë dashamirët e Ibrahim Rugovës e kundërshtojnë fjalimin e presidentit, Hashim Thaçi në ekspozitën organizuar për ish-presidentin, Rugova.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Melihate Tërmkolli në një prononcim dhënë Infokusit ka ‘goditur’ ashpër disa anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo i ka quajtur “shtihan” në reagimet e tyre ndaj Hashim Thaçit.
“Nuk është mirë me u shtihu thotë populli e disa kolegë të mij po shtihen shumë kinse po e dojnë shumë Rugovën, nuk e kanë dashtë kurrë”, ka thënë Tërmkolli.
Ajo ka thënë gjithashtu se deputeti, Driton Selmanaj e të tjerë nuk kanë pas asnjë lidhje me Rugovën ndërsa po e përdorin emrin e tij për përfitime personale.
‘Driton Selmanaj nuk ka lidhje me Ibrahim Rugovën, as disa anëtarë të tjerë të LDK-së nuk kanë lidhje me Rugovën, edhe më pak se Hashim Thaçi. Kështu që nuk është mirë me u bë dyfytyrësh ose 100 fryrësh dhe me këqyr vetëm me përfitu nga Ibrahim Rugova. Të gjithë në një far mënyre janë profitera nga Ibrahim Rugova’, ka thënë ajo.
Ish-deputetja e LDK-së ka thënë për Infokusin gjithashtu se edhe brenda LDK-së ka pas njerëz që nuk e kanë deshtë Rugovën ndërsa sot publikojnë fotografi me të.
‘Ka edhe plotë njerëz të LDK-së që thjeshtë kanë qenë shumë kundër presidentit Rugova dhe sot po flasin dhe publikojnë fotografi me Rugovën por që janë realizuar aksidentalisht’, ka thënë ajo.
Ndërsa e pyetur rreth fjalimit të presidentit, Hashim Thaçi në ekspozitën për presidentin, Ibrahim Rugova, ajo tha se e vlerëson këdo që flet dhe e çmon kontributin e Rugovës.
“Kushdo që flet ashtu siç ka qenë presidenti Rugova, mu më vjen shumë mirë dhe shprehë mirënjohje për atë që e çmojnë, sepse me vlerësim të Rugovës ata vlerësojnë edhe një pjesë shumë të ndritshme të shtetit tonë”, ka thënë ajo.
E Tërmkolli duke folur për ekspozitën e sotme ka falënderuar organizatorët e saj ndonëse ka thënë se do të kishte pasur dëshirë që kjo të realizohej në kohën kur LDK ka qenë në pushtet.
“I falënderoj të gjithë organizatorët e ekspozitës për presidentin, Ibrahim Rugova , njerëzit e muzeut dhe departamenti i Historisë kanë punuar shumë që ekspozita të del e jashtëzakonshme dhe do të kisha dashtë shumë që kjo të ishte bërë kur LDK ka qenë në pushtet por nuk është bë prandaj më vjen mirë për këdo që e ka organizuar tani”, ka thënë Tërmkolli për Infokusin.
Deputetët e LDK-së i reagojnë presidentit Thaçi
Të enjten me rastin e Ditës së Presidentit të Kosovës, Muzeu i Kosovës – Sektori i Historisë ka hapur ekspozitën historike “Kontributi i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës”, me bashkautor Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci.
E në hapje të këtij fjalimi folën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi. Fjalimet e të cilave ngritën reagime nga deputetët të LDK-së.
Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook ka shkruar se ata që dikur e kanë quajtur të çmendur e tradhtar sot i përulën.
Ajo ka shtuar gjithashtu se vepra e Rugovës në shtet ndërtim nuk do të fshihet kurrë.
‘ Hipokrizia nuk paska fund!’, ka përfunduar Osmani.
E deputeti tjetër, Driton Selmanaj tha se është neveritëse që për Rugovën të flasin Hashim Thaqi dhe Bujar Bukoshi. Njerëzit që sipas Selmanajt për së gjalli e luftuan me çdo mjet, e kërcënuan e kërkuan të dënohet.(Agnesa Çitaku)/INFOKUSI

Të tjera
-
Gjendet 14 vjeçarja nga Fushë Kosova që ishte raportuar e zhdukur
Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte rapor...
-
Me ftesë të Osmanit, në Kosovë arrin kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas
Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë ka arritur për vizitë zyrtare...
-
Francë: Dy të vdekur, mbi 500 të arrestuar gjatë festimeve pasi PSG fiton Ligën e Kampionëve
Dy persona kanë vdekur, qindra janë arrestuar dhe janë djegur vetura në Franc...
-
Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë
Është identifikuar personi që humbi jetën në një vetaksident të rëndë, i ndod...
-
Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka r...
-
Ky është i riu në Skenderaj që u dërgua në QKMF pa shenja jete
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Burojë të S...
-
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF’në e Skenderajt
Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj...
-
Bajrami shkruan për “strukturën e mafisë energjetike” në Kosovë: Prokuroria të merret me të para se ajo të shkatërrojë çdo gjë
Bajrami shkruan për “strukturën e mafisë energjetike” në Kosovë: Prokuroria t...
-
Trafik ar*mësh Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 persona...
-
Vr*asje për gjakmarrje në Lezhë të Shqipërisë
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fsh...
-
Zjarri shpërthen në një spital në Hamburg, humbin jetën tre pacientë – dhjetëra të lënduar
Një zjarr i shpërthyer gjatë natës në një spital në qytetin gjerman të Hambur...
-
Vetaksident tragjik në Pejë, ku vetura u përfshi nga flakët: Prokuroria: Jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës
Një person ka vdekur pasi u vetaksidentua në Pejë. Vetura është rrokullisu...