Lajme

Termkolli: Albin Kurti qe dy herë po e synon pushtimin e LDK-së përmes Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 26 March 2020

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli ka thënë se Albin Kurti po tenton që të pushtojë LDK-në përmes Vjosa Osmanit, nënkryetares së kësaj partie.

Termkolli e ka akuzuar në këtë mënyrë edhe Osmanin, duke thënë se nuk bën të shfrytëzohet partia për interesa të dikujt tjetër, shkruan gazeta inFokus.

“Është përpjekja e dytë edhe brenda edhe jashtë që Albin Kurti me e marrë LDK-në përmes Vjosa Osmani. Por nuk ban me shfrytëzu LDK-në për interesa të dikujt. Këtë nuk e ka bërë as Hashim Thaçi”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

“Njerëz që punën e parë publike e kanë pasë si përkthyer të Hashim Thaçit dhe me dal tash me ba politikë kundër Hashim Thaçit nuk është normale. Unë nuk kam asgjë personale me askë”.

“Është e pandershme me ndjet në një parti e me ba thirrje kundër saj”, ka thënë ajo në T7./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera