Lajme

Terminet për viza, vjen lajmi i fundit nga ambasada e Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 29 November 2021

Muajve të fundit qytetarët po kanë probleme të shumta me terminet për viza pune në ambasadën e Gjermanisë.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se pasi që numri i të interesuarve është shumë i madh dukshëm më i madh se terminët që janë në dispozicion atëherë do të ndryshojë mënyra e dhënies së termineve.

Tani e tutje terminët do të bëhen duke u tërhequr shorti, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit. Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në periudhën janar deri në fillim të shkurtit 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e më shumë personave”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ky është njoftimi i plotë:

Risi në Rregulloren për Ballkanin Perëndimor: Ndryshim në procedurën e dhënies së termineve

Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve me qëllim të nisjes së punësimit sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, dhe me qëllim të sigurimit të mundësive të barabarta gjatë aplikimit për një termin, duke filluar nga dhjetori 2021 këto termine do të jepen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit.

Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në periudhën janar deri në fillim të shkurtit 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e më shumë personave.

Ju lutemi regjistrohuni vetë dhe në qetësi dhe keni kujdes patjetër shënimin e të dhënave të sakëta.

Informata të rëndësishme:

  • Regjistrimet e shumëfishta janë të pamundura.
  • Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të shënuara gjatë regjistrimet nuk është i mundur.
  • Kalimi i terminit tek një person tjetër nuk është i lejueshëm.
  • Regjistrimi më herët nuk paraqet përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.
  • Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjencioneve), marrë parasysh procedurën e shortit është i pakuptimtë dhe nuk sjell asnjë përparësi.
  • Ambasada nuk jep termine të veçanëta, prandaj ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet përkatëse.

Informata më të hollësishme gjeni në uebfaqen tonë https://pristina.diplo.de/…/viza-dhe-hyrja-/-/2496912 ./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera