Lajme

Tërmeti tragjik në Turqi/ Të përqafuara nën rrënojat e shtëpisë, nxirren pas 24 orësh nënë e bijë

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 25 January 2020

Një tërmet i fuqishëm me magnidutë 6.8 të shkallë rihter trondi rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes (24 janar).

Dëmet ishin të shumta, si në njerëz ashtu edhe në materiale. Deri më tani
raportohet se 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya.

Gjithashtu mësohet se bilanci i vikmave ka shkuar në 29 ndërsa mbi 1000 persona kanë mbetur të plagosur.

-Advertisement-

Operacionet e kërkim shpëmit vazhdojnë ende, pasi qindra persona gjenden nën rrënoja. E një rast shprese ka ndodhur së fundmi.

Nënë e bijë janë arritur të nxirren të gjalla nga rrënojat e shtëpisë së tyre që ua rrëzoi tërme katastrofik. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga meidat turke, nënë e bijë kishin qëndruar të përqafuara nën rrënoja. Ato janë dërguar në spital për të marrë trajmin e duhur mjekësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera