Tërmeti në Turqi, rreth 200 të arrestuar pas shembjes së ndërtesave

Autori: Gazeta inFokus
20:59 | 26 February 2023
Rreth 200 persona janë arrestuar në Turqi, në lidhje me ndërtimin e dobët të ndërtesave të cilat u shemben nga tërmeti shkatërrimtar i datës 6 shkurt.
Ministria e Drejtësisë e Turqisë deklaroi se 626 persona ishin “të dyshuar” pasi ndërtesat u shembën plotësisht ose u dëmtuan rëndë pas tërmeteve. Disa nga të dyshuarit vdiqën në tërmet, ndërsa policia është ende në kërkim të të tjerëve.
Ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag, sipas mediave turke, ka deklaruar dje se provat ishin mbledhur në mijëra ndërtesa.
Sipas raportimeve, më shumë se 5700 ndërtesa në Turqi janë shembur, sipas agjencisë së vendit për fatkeqësitë, janë bërë pyetje në lidhje me integritetin e strukturave në disa zona të rajoneve të prekura.
Gjëja që godet më së shumti janë lloji i shembjeve. Ajo që ne e quajmë shembja e ‘petullave’ , që është lloji i që ne inxhinierëve nuk na pëlqen ta shohim,” tha Mustafa Erdik, një profesor i inxhinierisë së tërmeteve në Universitetin Bogaziçi në Stamboll. “Në kolapse të tilla, është e vështirë siç dhe shumë tragjike për të shpëtuar jetë. Kjo e bën shumë të vështirë funksionimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit”, shtoi me tej ai.
Erdik tha gjithashtu se imazhet e shkatërrimit të gjerë dhe mbeturinave tregojnë “se ka cilësi shumë të ndryshueshme të projektimeve dhe ndërtimit”. Ai thotë se lloji i dështimeve strukturore pas një tërmeti janë zakonisht shembje të pjesshme.
“Kolapset totale janë diçka që gjithmonë përpiqeni ta shmangni si në kode ashtu edhe në dizajnin aktual,” shtoi ai.
Nga tërmeti apokaliptik që goditi Turqinë dhe Sirinë më datë 6 shkurt, kanë humbur jetën më shumë se 50 mijë persona.

Të tjera
-
Në shenjë solidarizimi me familjet e të pagjeturve, Komuna e Prishtinës ndalë dritat
Për solidarizim me familjet e të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë, në...
-
Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë – Shqipëri
Nga 1 maji do të rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Sh...
-
Vërshimet në Pejë, drejtori për Shpëtim: Situata është stabile, kanalet kanë hyrë në vendin e vet
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, ka folur p...
-
Pasi Kenia njohu Kosovën, Osmani takon presidentin e saj – flasin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Kenias, Wi...
-
Pamje nga Peja, e mbushur me ujë nga vërshimet
Vërshime të mëdha janë shkaktuar në qytetin e Pejës si shkak i reshjeve të sh...
-
ShKShMK njofton për operacion shpëtimi në Malet e Sharrit, nuk tregojnë për cka është fjala
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar për një operacion...
-
KRU “Prishtina” gjobitet me 25 mijë euro nga AIP pasi shpërndante faturat pa zarf
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A. është gjobitur me 25 mijë ...
-
“Lexuesja e buzëve” zbulon se çfarë i thanë njëri-tjetrit Trump dhe Zelensky, në funeralin e Papës
Një “lexuese buzësh” ka zbuluar se çfarë i thanë Volodymyr Zelensky dhe Donal...
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Kaçanik, KFOR lëshon një paralajmërim
Një mjet i dyshuar shpërthyes, i mbetur nga koha e Luftës së Dytë Botërore, ë...
-
Gjendet e moshuara në Prishtinë e cila u raportua e zhdukur
Është gjetur Remzije Ajeti, e cila ishte shpallur e zhdukur. Familjarët kish...
-
Rama e nderon Natasha Kandiq me “Çelësin e Qytetit”
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, është nderuar të d...
-
Sindikalisti Sefaj: Të shkarkohet bordi i ri i ZRRE-së dhe të anulohet vendimi për shtrenjtimin e rrymës
Sindikalisti Ali Sefaj ka njoftuar për “Front Online” se protesta e radhës do...