Lajme

Tërmeti në Shqipëri| Bashkohen, shqiptarë, kosovarë e serbë

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 29 November 2019

Serbë, kosovarë dhe shqiptarë. Tërmeti bashkon ish-armiqtë. Nën këtë titull, e përditshmja italiane Corriere Della Sera, sjell një reportazh nga vendet ku ethet e shpëtimit të të bllokuara nën rrënoja, janë të larta.

Në pritje të një mrekullie gjithnjë e më pak të besueshme mes rrënojave, ndoshta, ky trekëndësh toke i plagosur, ka parë një tjetër mrekulli, shkruan corriere. Kosovarë, serbë, shqiptarë, kroatë, maqedonas, krah për krah në rrënoja në Durrës dhe Thumanë.

’20 vjet pas luftës në Kosovë, ish-Jugosllavia formohet thuajse e gjitha sërish për herë të parë pas shpërbërjes së saj në emër të solidaritetit. Ballkani është bashkuar edhe pse vetëm për pak ditë ndërsa vazhdojnë përpjekjet për ti bërë ballë pasojave të tërmetit që goditi Shqipërinë, orët e para të së martës.

-Advertisement-

Prej dy ditësh skuadra ndihme nga Prishtina Beogradi, Tirana, Zagrebi, Shkupi janë bërë bashkë; zjarrfikës, ushtarakë, njësi me qen nuhatës, skuadra me uniforma dhe flamuj të ndryshëm, që në një kohë deklaroheshin armiq të betuar, sot janë në garë me kohën për të shpëtuar viktimat.

Ndoshta nuk bëhen vëllezër, por bashkojnë forcat drejt një objektivi të përbashkët”. Në Thumanë, shkruan Corriere, një repart serb nga Nishi erdhi me një kamion dhe mjetet e nevojshme për të rrëmuar mes rrënojave të një pallati 3 katësh të shembur pjesërisht, ndërsa në anën tjetër të rrugës u panë të punonin zjarrëfikësit nga Suhareka e Prishtinës që shpëtuan një grua një natë më parë, si dhe një grup ushtarakash më stemën RKS, Republika e Kosovës.

Po në Thumanë, janë edhe 26 grekë të mbrojtjes civile në Athinë, me dy qen, që alternohen me turne. ‘A kishte probleme? Aspak, përkundrazi, ndoshta ky është momenti të krijojmë një miqësi-thonë vetë protagonistët’.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera