Tërmeti në Itali, vëllai hero shpëton të miturin nën rrënoja
Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 22 August 2017
Mediet italiane e kanë pagëzuar si “djalin hero”, Ciron 11-vjeçar, i fundit i 3 vëllezërve që u nxor i gjallë nga rrënojat e një shtëpie të shembur në Casamicciola, pas tërmetit në Ischia.
Vogëlushi, sipas zjarrfikësve shpëtoi vëllain Matias, 7-vjeçar, duke e shtyrë poshtë krevatit pas tronditjes së parë, e më pas tërhoqi vëmendjen e ekipeve të shpëtimit duke goditur rrënojat me bishtin e një fshese.
Momenti i nxjerrjes së tij nga shtëpia e shembur u prit me duartrokitje dhe ovacione.
“Kur u shemb gjithçka përqafova vëllain tim, e më pas, kur erdhën grupet e shpëtimit shtyva atë të parin”, ishin fjalët e para të 11-vjeçarit që qëndroi nën rrënoja për 16 orë, shkruan tch.
Zjarrfikësit thonë se kishin komunikuar gjatë të gjithë kohës me Ciron, i cili – sipas tyre, – u fliste për të vëllain dhe e mbante mend mirë çastin kur toka ishte lëkundur. Kur zhvendosën grumbullin e fundit të gurëve që bllokonte këmbët e djalit, zjarrfikësit shpërthyen në brohorima. Më pas u përqafuan të emocionuar.
Shefi i Urgjencës në Spitalin e Rizzolit e ka cilësuar shpëtimin e Ciros së vogël si fundin e një makthi. Përpos disa plagëve të vogla e krisjeve, gjendja e përgjithshme e 11-vjeçarit thuhet të jetë e mirë.
Ndërsa vëllai më i vogël, Matiasi 7-vjeçar ka pësuar traumë të lehtë në kokë, në shpatull e krah. Më herët, gjatë kësaj të marte, grupet e emergjencës shpëtuan edhe vëllain më të vogël, Pasqualen 7-muajsh.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...