Lajme

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, reagon Presidenti Begaj

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 06 February 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj reagoi sot pas lajmeve për një tërmet të fuqishëm që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.

Sipas raportimeve në media, tërmeti me magnitudë 7.8 i ka marrë jetën deri në këto momente mbi 500 personave, si dhe ka shkaktuar dëme të pallogaritshme.

Kreu i shtetit shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se shqiptarët do të jenë pranë Turqisë në këto momente të vështira.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata”, shkruan Begaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera