Lajme

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, pamje që tregojnë reagimin e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 18 February 2020

Menjëherë pas publikimit të lajmit për një tërmet me madhësi prej 5,2 ballësh në Manisa të Turqisë, janë publikuar edhe pamjet e para.

Sipas përshkrimit të pamjeve bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin e tërmetit, përkatësisht reagimin e qytetarëve.

Ndryshe, siç është raportuar më herët, tërmeti ka ndodhur rrethin Kirkağaç të Manisa të Turqisë, por është ndier edhe në Izmir, Bursa dhe Stamboll.

-Advertisement-

Sipas informacioneve nga autoritetet përkatëse tërmeti ndodhi në 19.09 (sipas kohës lokale).

Së paku deri më tani nuk është raportuar për dëme të mundshme materiale e as për ndonjë të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera