Lajme

Tërmeti i fuqishëm në Turqi e Siri, konfirmohen të paktën 1500 njerëz të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 06 February 2023

Janë konfirmuar mbi 1,500 njerëz të vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, pas tërmeteve më të fuqishëme që dridhen këtë rajon, të hënën.

Komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë NATO-n dhe BE-në, i kanë ofruar ndihmë qeverisë turke pas katastrofës, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të rëna.

Shifrat e fundit tregojnë për 1,504 njerëz të vdekur në të dy vendet. Rreth 5385 persona tjerë u plagosën në Turqi, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan, shkruan gazeta online Reporteri.net.

-Advertisement-

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi 1089 të plagosur atje, ndërsa “Helmetat e Bardha” raportuan të paktën 419 të plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në Siri.

Një dridhje tjetër e madhe, me magnitudë 7.5 ballë, goditi Turqinë edhe pas mesditës, në orën 13:24 sipas orës lokale, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Kjo është dridhja më e madhe nga më shumë se 30 pasgoditjet e ndodhura deri më tani në Turqi, pas tërmetit shkatërrues të orëve të para të mëngjesit.

————

13:23 – Mbi 1400 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar
Mbi 1400 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Në orët e para të së hënës, një tërmet i fortë me shkallë 7.8 ballë i ka goditur dyja vendet.

Reuters raporton se në shtetin turk kanë vdekur mbi 900 persona derisa 550 të tjerë në Siri.

Derisa tërmet është ndjerë edhe në Liban dhe Qipro.

Po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të cilët kanë mbetur nën rrënoja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera