Lajme

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri – njerëzit dalin në rrugë nga frika

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 28 January 2020

Tërmeti që ka pasur një magnutë të konsiderueshme të shkallës rihter ka shtuar frikën dhe panikun e njerëzve, të cilët kanë dalë në rrugë. Në zonën e Astirit, banorët kanë dalë në pak sekonda, ndërsa e kanë ndjerë tronditjen e madhe që shkaktoi tërmeti.

Epiqendra ka qenë në Hamallaj të Durrësit, por edhe në Tiranë, ku njerëzit kanë dalë jashtë. Shumë familje kanë gjetur si zgjidhje daljen në rrugë nga frika.

Gjithashtu edhe trafiku është rënduar, pasi një pjesë e automjeteve në lëvizje janë ndalur në momentin kur është ndjerë tërmeti, që ka qenë i fortë dhe është ndjerë në disa qytete.

-Advertisement-

Gazetarët tanë në rrethe bëjnë të ditur se në Elbasan është ndjerë disi më pak, ndërsa Kruja, Tirana, Durrësi dhe Vlorë është ndjerë më i fortë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera