Lajme

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.7 godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 22 June 2021

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është shënuar pas mesnate në Greqi.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 01:14 në zonën detare mes ishujve Nisuro dhe Tilo në Dodekanisa. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 14.4 km dhe 24 km në jugperëndim të ishullit Nisuros.

Sipas sizmiologëve, ka pasur një veprimtari sizmike muajin e kaluar në këtë zonë ndaj konsiderohet si tërmeti që është pasuar nga lëkundjet e mëparshme.

-Advertisement-

Nuk ka pasur dëme në ishujt pranë epiqendrës së tij për shkak se është zonë detare, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë Greqinë juglindore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera