Lajme

Tërmeti i fortë “shkund” Tajvanin, ja sa ishte magnituda e frikshme

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 24 October 2023

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, këtë mëngjes në orën 07:05. Mediat e huaja shkruajnë se lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin, por fatmirësisht nuk raportohen lëndime apo dëme.

Sipas autoriteteve atje, epiqendra e tërmetit ishte në det, reth 120.2 kilometra në lindje të Hall të Qarkut Hualien, në një thellësi prej 5.7 km.

Zonat që u prekën më së shumti ishin: Yilan, Hualien, Hsinchu, Chiayi, Yunlin dhe Changhua.

-Advertisement-

Lëkundjet u ndjenë dhe në kryeqytet, Taipei.

Kujtojmë se Tajvani është prekur dhe më herët nga tërmetet duke shkaktuar një numër të lartë viktimash, ku veçojmë atë të 1999-ës ose 2016-ës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera