Lajme

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, prokuroria çon për gjykim 5 persona

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 22 November 2021

Pesë persona janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre për dëmtimet e tërmetit të 26 nëntorit në Tiranë.

Tv Klan raporton se i pandehur është marrë edhe një subjekt juridik pasi një pallat që ai ka ndërtuar është dëmtuar nga tërmeti.

Sipas prokurorisë nuk ka respektuar standardet në ndërtim. Po ashtu janë marrë ish-zyrtarë të urbanistikës në Farkë, ish-shefi i zyrës Geron Cipi dhe dy ish-inspektorë.

-Advertisement-

Dosja për 5 personat ka vajtur në gjykatë për seancë paraprake. Ndërkohë që për të dyshuarit e tjerë çështja është ndarë nga Prokuroria e Tiranës. Gazeta ka mësuar se në total për objektet e dëmtuara në Tiranë janë nën hetim 30 persona

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera