Lajme

Tërmeti i fuqishëm shemb hotelin në Tajvan

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 07 February 2018

Tërmeti i fuqishëm që goditi një ditë më parë Tajvanin, me magnitudë 6.4 ballë, përveç shumë ndërtesave, madje duke çarë edhe rrugët, ka shembur edhe një hotel shumë katesh.

Të paktën 2 persona raportohen deri tani të vdekur, ndërsa më shumë se 180 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat raportojnë se rreth 30 persona mendohet të kenë mbetur të bllokuar në katet e para të hotelit “Marshal”. Videot e publikuara nga banorët e qytetit Hualien shfaqin dëmet serioze që ka shkaktuar tërmeti.

-Advertisement-

Epiqendra e tërmetit ishte pranë qyteti Hualien, shumë pak kilometra nën sipërfaqen e tokës, diçka që e bëri kaq shkatërrimtar. Tërmeti i fuqishëm u pasua nga disa lëkundje dytësorë të fuqishme që i tmerruan edhe më shumë banorët e qytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera