Lajme

Tërmeti dridh Shqipërinë derisa Thaçi ishte në vizitë në Thumanë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 27 November 2019

Një tjetër tërmet ka goditur Shqipërinë në orën 15:46, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në Kosovë.

Konfirmohet se tërmeti ishte me magnitude 5.1 ballë dhe epiqendra ishte në detin Adriatik, 42 kilometra larg nga Tirana.

Tërmeti ndodhi në momentin kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vizitonte zonat e goditura nga termeti në Thumanë.

-Advertisement-

Ky tërmet ka krijuar sërish panik në mesin e qytetarëve.

Duhet thënë se pas tërmetit që tronditi vendin gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, kanë vijuar paslëkundjet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera