Lajme

Tërmeti dhe cunami shkakton 2 mijë viktima në Indonezi

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 21 October 2018

Numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7,4 ballë Rihter, që goditi provincën indoneziane të Sulavesit në në fund të shtatorit, arriti në 2 113, ndërkohë që numri i të zhdukurve është 1 309.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive, Sutopo Nugroho tha se 223 751 persona janë shpërngulur nga zona e tërmetit dhe 4 612 rezultojnë të plagosur.

Ai shtoi se mijëra shtëpi janë fundosur.

-Advertisement-

“Një numër shërbimesh publike si rrjeti elektrik dhe ai i telekomunikacionit janë riinstaluar pothuajse 100%”, deklaroi Nugroho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera