Lajme

Tërmeti 6.7 ballë godet brigjet e Kilit, është ndjerë dhe në Argjentinë

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 01 November 2023

Një tërmet me magnitudë 6.7 goditi brigjet e Kilit verior të martën në mëngjes dhe u ndje në disa provinca të Argjentinës fqinje. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme, ndërsa autoritetet thanë se nuk kishte rrezik cunami.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti goditi në orën 9:33 me orën lokale (12:33 pasdite GMT), dhe epiqendra e tij ishte 73 kilometra në jugperëndim të qytetit Vallenar. Tërmeti kishte një thellësi prej 22.5 kilometrash.

Zyra kombëtare e urgjencës së Kilit nuk raportoi për dëme apo lëndime, dhe marina kiliane hodhi poshtë mundësinë e një cunami.

-Advertisement-

Tërmeti u ndje në disa provinca në Argjentinën fqinje, duke përfshirë provincat perëndimore Mendoza dhe San Juan, të cilat kufizohen me Kilin, si dhe provincën qendrore të Kordobës, sipas raporteve të mediave lokale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera