Lajme

Tërmeti 6.2 Rihter “shkund” Filipinet, lëkundjet zgjatën rreth një minutë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 15 June 2023

Një tërmet me magnitudë 6.2 Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në Filipine, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), me autoritetet lokale që paralajmërojnë se si pasojë e pasgoditjeve të vazhdueshme ka rrezik për shembje dhe dëmtim të banesave.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë qytetit Calatangan, provinca Batangas, jo shumë larg kryeqytetit Manila. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale. Por agjencitë e reagimit ndaj fatkeqësive janë ende në procesimin e vlerësimit të situates.

Ronald Torres, oficer i ndihmës për fatkeqësitë në Calatangan, tha se tërmeti zgjati nga 30 sekonda në 1 minutë. Është ndjerë veçanërisht në kryeqytet, ku banorët kanë dalë me nxitim nga ndërtesat.

-Advertisement-

Tërmetet ndodhin pothuajse çdo ditë në Filipine, një arkipelag i vendosur në “unazën e zjarrit” të Oqeanit Paqësor, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera