Lajme

Tërmeti 5.3 ballësh lëkund këtë shtet, ndihet edhe në dy vende të tjera

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 26 August 2024

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter e ka dridhur Portugalinë mëngjesin e sotëm.

Siç njoftoi shërbimi kombëtar meteorologjik tërmeti u regjistrua në orën 05:11 me orën lokale (06:11 me orën shqiptare) dhe epiqendra e tij ishte në det të hapur, rreth 60 km në perëndim të qytetit port të Sines (në jug të vendit).

Shërbimi sizmologjik amerikan USGS njoftoi se në këtë zonë regjistroi një tërmet me magnitudë 5.4 ballë në thellësinë 17.5 kilometra.

-Advertisement-

Instituti Kombëtar Gjeografik Spanjoll raportoi nga ana e tij se dridhja sizmike u ndje edhe në Spanjë, veçanërisht në Huelva, por dhe në Marok.

“Deri më tani, ne nuk ka jetë të humbura ose dëme materiale”, tha komandanti kombëtar i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Portugalisë, Andre Fernandez, në një konferencë për shtyp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera