Lajme

Tërmetet e shpeshta, sizmologu shqiptar tregon arsyen e rrezikun

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 01 December 2019

Janë bërë një javë prej tërmetit të madh që goditi Shqipërinë, por që dridhjet nuk po ndalen.

Herë në Durrës, herë në Lezhë e herë në detin Adriatik, tërmete të njëpasnjëshme po godasin Shqipërinë, shkruan gazeta inFokus.

Por, sipas sizmologut Rrapo Ormeni, këto dridhje tani janë normale dhe se nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar.

-Advertisement-

Këto komente, Ormeni i dha në një lidhje direkte telefonike me A2.

“Pas tërmetit të mbrëmshëm, ka pasur edhe sot lëkundje. Është normale që tërmeti të shoqërohet me pasgoditje me magnitudë mbi 4. Ky është tregues i qartë që po çlirohet energjia derisa të vendoset në gjendje ekuilibri të plotë”, tha Ormeni.

“Është proces normal, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Janë lëkundje që nuk shkaktojnë dëmtime, përveçse në godinat që tashmë janë dëmtuar”, shtoi sizmologu./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera