Lajme

Tërmetet e fuqishme në Shqipëri, gjeologu tregon a priteshin tërmete të tilla

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 03 December 2019

Gjeologu Klodian Skrame në Opinion’ në ‘News24’ka folur për tërmetet që kanë goditur Shqipërinë, ku kanë humbur jetën 51 persona dhe janë lënduar mbi 900 persona.

Duke u bazuar në hartat sizmike Skrame bëri një përmbledhje të situatës në fjalë, si dhe studimet e kryera deri më tani, shkruan gazeta inFokus.

Gjeologu ndër të tjera tha se ndërtimet bazohen në kodin teknik të vitit 1989.

-Advertisement-

Mes të tjerash gjeologu u ndal edhe tek ndërtesa e familjes Lala që u kthye në gërmadhë pas tërmetit dhe që fatkeqësisht mori 8 jetë njerëzisht, ndërsa tha se godina u zhyt. Ai tha se trualli në këtë zonë është më i keqi që ekziston.

“E prisnim një tërmet të tillë. E dinim që jemi në një zonë sizmike. Nuk e dimë asnjëherë kur. ‘Ku’-ja, dihet, pasi ne zonat sizmike i njohim tani. Dihet se kur ndodhin, nuk dimë se kur na vijnë.

Po të shihni kemi një sërë shkëputjesh tektonike dhe ato janë aktive. Mund të kemi raste që këto shkëputje mund të mos jenë aktive, por shumica janë. Kemi qytete që kanë tërmetin, apo epiqendrën poshtë këmbëve, Vlorën, Durrësi, Shkodra, Saranda, Korça, Pogradeci.

Kemi 6 linja të ndryshme përgjatë të cilave zhvillohen tërmetet. Linja më aktive në këtë është ajo që nis nga Mali i Zi, zbret në Greqi dhe kap që nga Shkodra, deri në Vlorë. Tek jo hartë kemi dhe intensitetin (komenton hartën sizmike). Bota ka ecur përpara, dhe ne ndërtojmë duke u bazuar tek intensiteti, tek ajo që ne quajmë ballë”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera