Tërmetet e forta lanë të vdekur pesë persona në Iranin jugor
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 02 July 2022
Një seri tërmetesh të forta tronditën Iranin jugor të shtunën, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke shkaktuar dëme në dhjetëra ndërtesa, njoftuan mediat shtetërore.
Tërmetet, duke përfshirë dy me magnitudë 6.0, goditën në perëndim të qytetit port të madh të Bandar Abbas në provincën Hormozgan, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.
I pari tronditi një zonë në veri të qytetit të Dezhgan pak pas orës 2:00 të mëngjesit përpara se një tërmet 5.7 të godiste dy orë më vonë, i ndjekur shpejt nga tërmeti i tretë me magnitudë 6.0.
Guvernatori i Hormozganit, Mehdi Dousti tha se pesë persona u vranë, siç citohet nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Dousti tha se shumica e dëmeve kanë ndodhur në fshatin Sayeh Khosh, afër epiqendrës.
Televizioni shtetëror tha se 49 persona u plagosën dhe shfaqi pamjet e ndërtesave të banimit të kthyera në rrënoja në Sayeh Khosh.
Ambulancat dhe automjetet e tjera u përpoqën të kalonin në rrugët e mbuluara me mbeturina, ndërsa banorët e tronditur dolën në rrugë ose u përpoqën të rikuperonin gjëra nga shtëpitë e rrafshuara.
Njerëzit gjithashtu e kaluan natën jashtë në kryeqytetin e provincës Bandar Abbas, me një popullsi prej më shumë se 500,000 banorësh, që ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të epiqendrave, ku u krijuan radhë të gjata përpara pikave të karburantit, raportoi media shtetërore.
Irani qëndron përtej kufijve të disa pllakave kryesore tektonike dhe përjeton aktivitet të shpeshtë sizmik.
Tërmeti më vdekjeprurës i këtij shteti ishte një tërmet me magnitudë 7.4 në vitin 1990 që vrau 40,000 njerëz në veri, plagosi 300,000 dhe la gjysmë milioni të pastrehë./REL
Të tjera
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...
-
Aksident trafiku në Kërçovë, 3 të vd*ekur dhe 4 të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në m...
-
Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërk...
-
Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zh...
-
Konjufca: Qeveria s’ka aryse të japë dorëheqje
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë...
-
Bislimi pret në takim përfaqësuesit e BB, kërkon mbështetje për Kosovën
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bisli...
-
Votimi në 4 komunat veriore – Hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë...
-
Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ...
-
Inovacioni shkencor dhe teknologjik i Kinës forcohet vazhdimisht
Në vitin e parë të komercializimit të teknologjisë 5G-A, kompanitë kineze jan...
-
“Hajde zhvendosemi” – Pyetja për dinarin e bën Besnik Bislimin të ikë prej gazetarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media ...
-
Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...