Lajme

Tërmete të njëpasnjëshme në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 13 July 2018

Pas tërmetit të fuqishëm prej 5.2 ballësh të rreth 10 ditëve më parë, qindra lëkundje të tjera janë ndjerë ditë pas dite në Shqipëri.

Gjatë orëve të natës në disa zona të Shqipërisë janë ndjerë disa tërmete të njëpasnjëshme.

Vatra aktive mbetet sërish deti Adriatik, te Gjiri i Lalzit, aty ku ishte edhe epiqendra e tërmetit të madh të para pak ditëve.

-Advertisement-

IGJEUM ka regjistruar të paktën gjashtë tërmete gjatë orëve të natës me epiqendër Gjirin e Lalzit.

Lëkundja e fundit është ndjerë në orën 05:21. Këtë herë tërmetet nuk kanë qenë të forta dhe nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Kjo është një situatë normale sipas sizmiologëve pasi një goditje e madhe tërmeti pasohet nga shumë të tjera për ditë e javë me radhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera