Lajme

“Tërmet” në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, dorëhiqen tre anëtarët ndërkombëtarë

Autori: Islam Morina 19:56 | 27 July 2021

Tre anëtarët ndërkombëtarë në Këshillin Shtetëror të Cilësisë kanë dhënë dorëheqje.

Bëhet fjalë për Cassie L Barnhardt, e cila ishte edhe nënkryetare e KSHC-së, si dhe Werner Jakob Stueber dhe Alison Felce, si anëtar/e.

Largimi i tyre u bë i ditur në një mbledhje ku u votua për programet akademike.

-Advertisement-

“Unë japë dorëheqje dhe ky është takimi im i fundit në këtë mbledhje. Para dy javësh kam dhënë arsyetimet”, tha anëtari Stueber.

Infokus ka provuar të marrë një shpjegim më të hollësishëm nga drejtori i Agjencisë së Akreditimit, Naim Gashi, por ai ka thënë se të gjitha përgjigjet mund të gjenden në komunikatën e dërguar për media.

“Pas përfundimit të mbledhjes, tre anëtarët ndërkombëtarë të KShC njoftuan për dorëheqjen e tyre, si pasojë e mospajtimit për deklarimin publik të pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit”, shkruan komunikata e lëshuar nga Agjencia për Akreditim.

Një përgjigje rreth këtij zhvillimi në KSHC-së nuk është arritur të merret nga zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i cili nuk i është përgjigjur telefonatës nga Gazeta Infokus.

Emërimi i tre anëtarëve ndërkombëtarë në KSHC parashihet me Ligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë.

KSHC parashihet t’i raportoj çdo vit Ministrisë dhe Kuvendit lidhur me aktivitetet e veta të akreditimit dhe me përshtatshmërinë e infrastrukturës mbështetëse që ka në dispozicion.

Infokus, së fudmi ka raportuar se edhe njëri nga anëtarët vendës në KSHC dyshohet se është në konfikt interesi. Fjala është për Gëzim Tosunin. Ai është duke e ushtruar edhe funksionin e anëtariot të Bordit për nostrifikimin e diplomave. Rasti i tij tashmë ka përfunduar në Agjencinë Antikorrupsion.

Me ligj, nëse më shumë se një e treta e anëtarëve të bordit zëvendësohen për çfarëdo arsye brenda një viti, Ministria duhet ti raportojë këtë Kuvendit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera